Sporti në Artmotion – Javë fantastike

Bed News Eagle bëjnë historinë në Ligën e legjendave dhe dy finale fantastike basketbollistike Trepça – Peja

Bed NEWS  Eagle counter-strikerat kosovar dhe krenaria e e-sportit kosovar dhe shqiptar në përgjithësi këtë vikend luftojnë për të bërë histori në ngjarjen më të madhe botërore të Counter-Strike Global Offensive e cila transmetohet ekskluzivisht në platformën numër 1 shqiptare në Botë: Artmotion.

Pas shfaqjeve fantastike në turnet e vitit të kaluar dhe sivjet, pesë musketarët kosovar të CS GO: Rigon (Rigon Gashi), SENER1 (Sener Mahmuti), Juanflatroo (Flatron Halimi), Sinnopsyy (Dionis Budeci) dhe gxx- (Genc Kolgeci) do ta përfaqësojnë Kosovën në Fazën e Legendave (Legends Stage) në mesin e super-yjeve botërore në BLAST Paris Major 2023 ku fondi i shpërblimeve është 1 milion e 250 mijë eurove.

Dita e Madhe për Bed NEWS  Eagle do të jetë e Shtuna 13 Maj, nga ora 16:00 kur yjet tona të CS GO presin fituesin e meçit nr.9 të Fazës Sfiduese e cila tashmë po transmetohet komplet, direkt dhe ekskluzivisht në dy kanalet sportive të Artmotion,  Sport 5 dhe 6

 

E shtunë, 13 maj nga ora 16:00 në Sport 6 Artmotion – Transmetim historik

Pra mos harroni : çka do që jeni duke bërë të shtunën nga ora 16, harroni, uluni pranë televizorit dhe kyçuni në programin Sport 6 në Artmotion për të përkrahur djelmoshat tanë BED NEËS  EAGLE në betejë për kualifikim në Fazën e Kampionëve (Champions Stage).

 

Edicioni fenomenal i Prince Caffe Superligës ka ardhë në fazën finale dhe Artmotion ju sjell dy ndeshjet vendimtare

Një prej edicioneve më interesante, më dramatike dhe më të bukura në këto dy dekadat e fundit që nga koha e artë e basketbollit kosovar të pas luftës ka ardhur në aktin final.

Pas dy ndeshjeve të shkëlqyeshme në ambiente të jashtëzakonshme në Minatori dhe Karagaç, Trepça dhe Peja kanë fituar secila në shtëpi të vet dhe rezultati në seri është baras (1:1), ndeshja e tretë zhvillohet të Enjten mbrëma në Minatori me fillim nga ora 20 dhe transmetohet  në kanalin K-Sport 1 në Artmotion.

Ndërkohë, të dielën nga ora 17:15 na pret dueli i katërt final i kësaj serie fantastike e cila do të bartet në Karagaç dhe do të transmetohet direkt në Sport 1 dhe Klan Kosova.

Një është e sigurt na presin edhe dy finale vendimtare fenomenale në adresën ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë: ARTMOTION.

 

Edhe NBA Play OFFS 2023 me gjysmëfinale fenomenale në Artmotion

 Gjithashtu përtej Oqeanit Atlantik jemi dëshmitar të gjysmëfinaleve të nxehta dhe të jashtëzakonshme në NBA Play Off 2023. Në Konferencën Lindore, Miami Heat i cili u kualifikua në Play Off përmes Play In-it dhe në çerekfinale eliminoi kandidatin nr.1 për titull MilWaukee Bucks , tash në gjysmëfinale ka epërsi të madhe prej 3:1 kundër Neë York Knicks kurse çifti tjetër gjysmëfinal Boston-Philadelphia është shumë më i zjarrtë dhe paparashikueshëm. Pas epërsis prej 2:1 të Bostonit, Philadelphia e udhëhequr nga tandemi Harden-Embiid i fitoi dy ndeshje rresht dhe e ktheu situatën në avantazh të vetin. Një gjë dihet këtu, do të jetë zjarrtë.

Situatë e ngjashme kemi edher në Perëndim ku Los Angeles Lakersat ngjashëm si Miami u kualifikuan përmes Play Init dhe në rrethin e parë eliminuan favoritët Memphis Grizzlies, në gjysmëfinale kanë krijuar epërsi të madhe (3:1) ndaj kampionëve aktual Golden State Warriors dhe janë një hap larg finales në Perendim dhe ku eventualisht do të ndesheshin me Denverin apo Phoenixin. Në këtë seri ku Denveri startoj me dy fitore në shtëpi të vet dhe Phoenixi barazoi si nikoqirë, duelin e fundit e fitoi Denveri duke kaluar në avantazh 3:2.

Ku tjetër veç se në Artmotion, adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë, mund t’i përcillni këto bukuri direkt dhe ekskluzivisht.

Për më tepër, vikendi që është para nesh është super vikend i Kampionatit Botëror në Judo “Doha 2023” krenaria e sportit kosovar, xhudistët e prirë nga Toni Kuka janë duke luftuar për medalje dhe pikë të reja olimpike. Gjithashtu, kjo fundjavë sjell adrenalinën maksimale të garave të motoçikletave më të shpejta në botë dhe Franca Grand Pri në Moto GP.

 

Kush do të jetë kampion i Albi Mall Superligës?

Nga ky vikend, në tri xhirot e ardhshme, Albi Mall Superliga e Futbollit të Kosovës zhvillon të gjitha pesë ndeshjet në terminin e njëjtë.

Betejat e zjarrta për titull, dalje në Evropë por edhe mbijetesë vetëm dhe ekskluzivisht në pesë kanalet e Artmotion, të gjitha nga ora 15.

Betejat vendimtare për titull vijnë me derbin e zjarrtë të Anamoravës ku ndeshen Gjilani – Drita (Klan Kosova) dhe Ballkani – Llapi (Sport 1). Beteja për mbijetesë dhe Evropë vjen direkt nga stadiumi Liman Gegaj, Malisheva – Prishtina (Sport 2) kurse skuadrat që luftojnë për mbijetesë ndeshen në Ferizaj dhe Skenderaj: Ferizaj – Trepça (Sport 3 ) dhe Drenica – Dukagjini (Sport 4)

Numëro e numëro e nuk ka fund sepse sporti në vendin tonë shikohet ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive shqiptare: ARTMOTION