SPAR feston 5 vite në Kosovë!

Brendi ndërkombëtar SPAR feston ditëlindjen e 5-të të operimit në Kosovë. SPAR është prezent në më shumë se 48 shtete të botës, me përvojë dhe traditë shumëvjeçare dhe është pjesë e tregut Kosovar që nga viti 2019.

Cilësia e produkteve të SPAR, asortimani unik, shërbimi e eksperienca unike në blerje janë disa nga arsyet e besnikërisë së klientëve ndaj brendit SPAR.

Në këto 5 vite, SPAR ka arritur të krijoj një prezencë të qëndrueshme në treg, duke ofruar një përvojë blerjeje të pakrahasueshme për konsumatorët e saj dhe duke promovuar inovacionin në industrinë ku operon. Përveç kësaj, SPAR jo vetëm që ofron një ambient të shkëlqyeshëm për blerjet ditore, por ofron edhe këndet e inkuadruara të SPAR Bakery dhe SPAR Kitchen duke sjellur shije unike të pjatave tradicionale e pjekurinave dhe sandviçëve të ndryshëm.

Në këtë periudhë 5-vjeçare, SPAR ka hapur 9 markete, 8 prej tyre në Prishtinë dhe një në Ferizaj. Së shpejti SPAR hap marketin më të ri në Fushë Kosovë. Përveç kësaj, SPAR ka punuar në forcimin e partneritetit me furnizuesit vendas dhe ndërkombëtarë për të siguruar cilësi të lartë dhe çmime konkurruese për produktet në marketet e saja.

Këtë vit SPAR po feston ditëlindjen duke shpërblyer konsumatorët e saj besnik me lojën e madhe shpërblyese duke u dhënë mundësi atyre të fitojnë udhëtim familjar në Disneyland, para të gatshme apo preminë kryesore Veturë Polo.

Rregullat për të qenë pjesë e lojës shpërblyese janë shumë të thjeshta, mjafton të blini në njërën nga pikat e SPAR në vlerë mbi 20 euro, një produkt nga brendet pjesëmarrëse në kampanjë, mbrapa kuponit shënoni emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit dhe ta vendosni në kutinë e lojës shpërblyese.

Festa e ditëlindjes në SPAR sapo ka filluar, kampanja është lansuar nga data 10 Qershor dhe përfundon me 31 Gusht. SPAR po ashtu sjell zbritje dhe oferta pafund në shumë produkte ku konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë dhe të kursejnë pafund gjatë blerjeve të tyre.

Më mirë në SPAR!