Drena përkrahë fermerët

Qumështorja Drena në bashkëpunim me bankën BKT ofron për fermerët e saj mundësinë e artë për të rritur kapacitetin prodhues të qumështit përmes projektit “shtimi lopëve në formë kredie pa kamatë”.

Kjo formë e bashkëpunimit ofrohet për të gjithë fermerët të cilët qumështin e tyre e dorëzojnë tek Qumështorja Drena.

Drena ka nisur këtë iniciativë duke parë peripetit dhe problemet financiare si dhe pamundësinë e fermerëve që në mënyrë individuale të kenë qasje në kredi ku natyrisht do të duhej të paguanin edhe kamatë.

Si çdo herë në kohë të krizave Qumështorja Drena u qëndron afër fermerëve të saj dhe i ndihmon ata të i tejkalojnë këto kohë të vështira për të gjithë e ne veçanti për fermerët.

Së bashku ja dalim!