Iniciativa e Pavarur e të Verbërve kërkon qasje të barabartë në arsim

Në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës ka kërkuar që personat e verbër të kenë qasje të barabartë në arsim.

“Kërkesa jonë është që të kemi qasje të librave me shkrimin braj. Të krijohet një qendër për personat e verbër në kuadër të universiteteve publike. Të na ndihmoni sa i përket çështjes në infrastrukturë me pas sinjalistikë me zë”, ka thënë Halil Kurmehaj, përfaqësues i Iniciativës së Pavarur.

Ndërsa, Duda Balje, kryesuese e komisionit ka premtuar se javën e ardhshme ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është e ftuar në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione dhe se do të diskutohen çështjet e ngritura.

“Me datën shtatë ose 8 të javës së ardhshme do të takohemi me ministren e Arsimit dhe do të diskutojmë për këto çështje”, ka thënë Balje.