FShMN voton për Këshill të Fakultetit dhe senatorë

Zgjedhjet në Fakultetin e Shkencave Natyrore për anëtarë të Këshillit të Fakultetit dhe për senatorë kanë filluar të mbahen nga ora 8 e mëngjesit dhe do të zhvillohen deri në ora 16:00.

Deri në ora 11:00 në këtë fakultet kanë votuar 21 profesorë, 14 asistentë dhe 12 nga personeli jo akademik.

Kurse të drejtë vote kanë 68 profesorë dhe 28 asistentë dhe 27 nga administrata.

Për përfaqësim në senat të drejtë vote kanë 96 persona, ndërsa 35 prej tyre kanë votuar deri tani.

Zgjedhjet për Këshill të Fakultetit, nuk do të mbahen në të gjitha fakultetet e UP-së, përkatësisht nuk mbahen aty ku numri i profesorëve është nën 30, pasi kjo është edhe kuota e paraparë për anëtarësim në këshill.

Nisin zgjedhjet në UP, sot votimet për Këshilla të Fakulteteve dhe senatorë