Nisin zgjedhjet në UP, sot votimet për Këshilla të Fakulteteve dhe senatorë

Ka filluar votimi për zgjedhjet për anëtarë të Këshillave të Fakulteteve dhe për senatorë në Univeristetin e Prishtinës.

KALLXO.com është duke e monitoruar procesin në Fakultetin Filologjik, ku votimi ka filluar në ora 8:00 dhe do të mbarojë në ora 16;00.

Deri në ora 10:20 në Fakultetin e Filologjisë kanë votuar 13 persona nga stafi akademik dhe 5 persona nga stafi jo akademik.

Nga stafi akademik të drejtë vote në këtë fakultet kanë 48 profesorë, 18 asistentë dhe 7 lektorë.

Zgjedhjet për Këshill të Fakultetit, nuk do të mbahen në të gjitha fakultetet e UP-së, përkatësisht nuk mbahen aty ku numri i profesorëve është nën 30, pasi kjo është edhe kuota e paraparë për anëtarësim në këshill.

Nesër mbahen zgjedhjet për anëtarë të Këshillave të Fakulteteve dhe për senatorë