Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

6 mijë e 687 nxënës aktiv me COVID-19 në Kosovë

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna, ka bërë të ditur se në Kosovë aktualisht janë 6 mijë e 687 nxënës aktiv me COVID-19.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se në shumicën e shkollave në vend, mësimi po vazhdon me prani fizike.

“Nga 298 mijë e 29 nxënës, aktiv me COVID-19 janë 6 mijë e 687. Sa i përket numrit të shkollave, në 672 shkolla është duke u zhvilluar mësimi me prani fizike që i bije që shumica e shkollave ende vazhdojnë të operojnë me skenarin rikthimi. Në skenarin A në total i kemi 7 shkolla, në skenarin B i kemi 5 shkolla, ndërsa në skenarin C është 90 shkolla”, deklaroi ajo.

Nga 23 mijë  e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1 mijë e 489 mësimdhënës, ka bërë të ditur Maloku-Bërdyna.

Kosova po përballet me rritje të rasteve të COVID-19. Sipas të dhënave zyrtare, në total numri i rasteve aktive është 28 mijë e 751.