Foto: Ilustrim
Arrestohet i Dyshuari për Disa Vjedhje
Njësitë policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e së paku 3 veprave penale të vjedhjeve të rënda në fshatin Jezerc, të kryera gjatë natës së kaluar .
Raportet e para flasin se A.B. 31-vjeç, ka kryer së paku tri vjedhje të rënda, kryesisht nëpër shtëpitë-vilat e qytetarëve.
Sipas Policisë, në këto shtëpi janë vjedhur një televizor i markës “Fuego”, veshmbathje të ndryshme, gjësende të ndryshme shtëpiake, etj., të cilat janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit i dyshuari ka pranuar në tërësi kryerjen e veprave penale si dhe janë siguruar informatat lidhur me bashkëkryesin, i cili është i njohur për Policinë dhe janë duke u marrë veprimet policore për arrestimin e tij.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe pas kompletimit lënda procedohet në Gjykatë.