Aksident me të lënduar në Komoran

Një aksident komunikacioni me të lënduar ka ndodhur para rreth dy orësh në Komoran të Drenasit.

Në këtë aksidenti ishin të përfshira dy vetura.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha se rreth orës 15:20 në Polici është raportuar për një aksident në Komoran.

“Tre persona janë të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vend-shikimit te këtij aksidenti”, tha zëdhënësja e Policisë.