Foto-ilustrim

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë- Podujevë, 5 të lënduar

Një aksident tjetër ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Nga ky aksident sipas Policisë kanë mbetur pesë persona të lënduar.

Zëdhdnësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“Reth orës 18:30, në fshatin Besi, rruga Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit rrugor, lëndime tupore kanë pësuar 5 persona”, tha Ahmeti.

KALLXO.com raportoi sot për një tjetër aksident tragjik afër Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Penuhë.

Policia thotë se në këtë aksident, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura, një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë kanë marrë lëndime.

https://kallxo.com/aksident-ne-podujeve-nje-e-vdekur-shtate-te-lenduar/

www.kallxo.com