2 milion euro e grabitura në Aeroportin e Tiranës kishin destinacion Austrinë

 

Paratë të cilat u grabitën dje në Aeroportin e Rinasit ishin nisur për në Austri. Mediat në Shqipëri raportojnë se paratë i përkisnin katër bankave të vogla në Shqipëri ndërsa destinacioni i parave ishte Austria.

 

09/04/2019 20:28

Mediat shqiptare kanë raportuar për mënyrën se si u realizua aksioni i grabitjes së rreth 1.5 milionë eurove nga grabitësit në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Në momentin që i janë afruar, një nga autorët ka zbritur nga makina dhe ka prerë hekurat pranë portës hyrëse, raporton oranews.

Më tej furgoni me grabitësit ka vijuar rrugën drejt pistës së aeroportit ku ndodhet avioni që do bëhej transportimi i parave.

Grabitësit kanë vajtur te avioni ku kanë marrë paratë nën kërcënimin e armëve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë.

Gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes, pikërisht në urën e Tapizës.

Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.

Gazetari Besar Bajraktaraj raportoi se avioni ku u morën paratë ka anuluar fluturimin, ndërsa fluturimet e tjera kanë vijuar normalisht.

Deri tani janë shoqëruar katër persona.

Një autoblind që transportonte vlera monetare ka rënë pre e grabitjes në rrugën e Rinasit në Shqipëri.

Sipas raportimeve paraprake në mjetin e blinduar ndodheshin 1.5 milion euro por ende nuk ka një shifër zyrtare për shumën e grabitur.