Votim me Asistencë në Polluzhë

Në video shihet një grua që asistohet nga një person gjatë procesit të votimit.

Të dhënat e asistuesit janë shënuar në procesverbal vetëm kur monitoruesi ka kërkuar nga zyrtarët e vendvotimit që ato të shënohen.

Drenasi sot është duke zgjedhur kryetarin e komunës, mandati i të cilit do të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Rreth 53 mijë votues kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.