Vdekje e Dyshimtë në Shkollë

Një person është gjetur i vdekur në një shkollë në Podujevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 7:00 në Rrugën ‘Hakif Zejnullahu’ ka ndërruar jetë një person. Policia ka konstatuar vdekjen e tij nga ekipi mjekësor”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit i vdekuri ka inicialet N. F., ndërsa është i lindur në vitin 1959.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në një shkollë. Policia është ende në vendin e ngjarjes.

Policia këtë vdekje po e heton si të dyshimtë.