Foto: Ilustrim

Theret Një i Mitur në Pejë, Arrestohet i Dyshuari

Një i mitur është therë me thikë para pak orëve në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com ndërsa dha edhe disa detaje në lidhje me therjen.

“Po sot rreth orës 12:14 kemi marrë informacion për një therje me thikë në stacionin e autobusëve në Pejë. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarje ku ka arritur të arritur të kuptoj se pas një zënke midis dy të miturve njëri e ka sulmuar tjetrin me thikë”, tha Rugova.

Ai shtoi se i mituri i sulmuar është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu sipas Rugovës, i dyshuari i mitur është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar arma e cila është përdorur në rast.