Pamje nga takimi i parë mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut amerikan, Donald Trump 20.09.2017 - Foto: Facebook

Thaçi Takon Presidentin Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Thaçi, i cili është në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është takuar me personalitete të ndryshme botërore.

Me këtë rast, ai është takuar edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti Thaçi ka publikuar në profilin e tij një fotografi nga takimi me presidentin e ShBA-së.

Në këtë takim presidenti i Kosovës ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lumnia, sikurse edhe homologu i tij që shoqërohej nga Zonja e Parë, Melanie Trump.

“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e tij.

Ai ka theksuar se presidenti Trump ua ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik.