Takimi i Thaçit me Peterlen | Foto: Presidenca

Thaçi Pret Vazhdimin e Traditës së Mirë të Zgjedhjeve

Presidenti Hashim Thaçi, teksa u takua me shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së Alojz Peterle tha se edh të dielën në Kosovë zgjedhjet do të jenë të lira, fer e demokratike.

“Kosova tashmë ka dëshmuar se di të organizojë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, të pranuara nga të gjitha partitë politike dhe bashkësia ndërkombëtare. Këtë traditë do ta dëshmojnë sërish të dielën”,tha Thaçi, sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca.

Sipas komunikatës, shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së për Zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle ”ka theksuar se vëzhguesit e BE-së do të jenë të shpërndarë në të gjithë Kosovën, për të monitoruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale”.

Në komunikatë u bë e ditur se Thaçi u ka dhënë mbështetje të plotë vëzhguesve të BE-së për punën e tyre në monitorimin e këtyre zgjedhjeve.

BE-ja monitoroi edhe zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit.