Thaçi në Samitin e Sofjes | Foto: RTV 21

Thaçi arrin në Samitin e Sofjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur brenda sallës ku për pak pritet të fillojë punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Deri në ndërtesë, Thaçi është shoqëruar nga protokolli bullgar, kurse brenda është pritur nga kryeministri bullgar, presidenti Junker dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian.

Para hyrjes në objektin ku do mbahet Samiti, Thaçi ka thënë se ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin.

Kujtojmë se pjesë e këtij Samiti do të jenë mbi 30 liderë të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor./21Media