Votimi për tërheqjen e deklaratës | Foto: KALLXO.com

Tërhiqet pa u Votuar Deklarata për Liberalizimin

Dy draft-deklarata që shpjegojnë procesin e demarkacionit ndërsa kishin për qëllim që të ndihmonin në liberalizimin e vizave për kosovarët, dolën pas debatit të sotëm, duke mos arritur të harmonizohen në një.

Grupet parlamentare pasi ky harmonizim nuk u arrit vendosën me ngritje dore që draft-deklaratat të mos nxirren në votim

Gjatë ditës dy herë u shty seanca e Kuvendit për të mundësuar një harmonizim deklaratash.

I vetmi pajtim që u bë ishte që opozita doli me një draft-deklaratë të përbashkët. Para nisjes së diskutimit për draft-deklaratën, AAK-ja dhe Nisma kishin dorëzuar draftet e tyre, pjesë e të cilave nuk ishte Vetëvendosja.

Deklarata e opozitës të cilën e nënshkroi edhe “Vetëvendosja” përmban rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe angazhimin për luftën kundër korrupsionit.

Deklarata e opozitës
Deklarata e opozitës