Makina elektrike e Gjakovës

Të Rinjtë Gjakovarë Ndërtojnë Makinë Elektrike

Gjatë verës së vitit të kaluar,gjashtë të rinjë nga Gjakova,tri vajza dhe tre djem të moshës 15-16 vjecare nisën rrugëtimin për ndërtimin e një veture elektrike të cilën e prezantuan sot para publikut në Gjakovë.

Ata transformuan një “Renault Tëingo” nga funksionimi i tij me benzinë në një veturë që punon me bateri që mbushen me rrymë.

Krijuesit e veturës pas prezantimit të saj u shfaqën të lumtur për suksesin e arritur me dëshirën që ky projekt t’i shtyjë njerëzit të jenë më të hapur ndaj makinave elektrike.

“Bonevet” që nga themelimi merret me projekte të vogla inxhinierike, por këtë radhë pjesëtarët e organizatës vendosën të provojnë një projekt më të madh.

Për makinën elektrike foli edhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila.

“Jam shumë e lumtur si kryetare e Komunës që te rinjtë e Gjakovës po dalin në dritën më të shkëlqyer të mundshme dhe do të shkëlqejnë në nivel të Kosovës”tha Kusari-Lila.

Pristina Insight shkroi sot për makinën elektrike të Gjakovës, duke e cilësuar të parën në Europë të ndërtuar nga tinejxherët.