Ivan Pajiq

Sonte në 'Jeta në Kosovë': Dëshmia për Vrasjen e Vëllezërve Bytyçi

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ mund të ndiqni rrëfimin ekskluziv të një të riu nga Serbia lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Ivan Pajiq dëshmon publikisht për herë të parë se çfarë kishte parë afër qendrës së trajnimit të xhandarmërisë serbe në Petrovo Selo të Serbisë në korrik të vitit 1999.

Ky emision sjell detaje të padëgjuara më parë lidhur me vrajsen e tre shqiptarëve me shtetësi amerikane që kishin qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pajiq tregon se çfarë i kishte treguar Prokurorisë në Serbi për rastin që ka mbetur i pazgjidhur qe më shumë se 18 vjet.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në orën 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.