Sonte në 'Drejtësia në Kosovë': Akuza Ndaj Ushtarit të UÇK-së

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte sjell hulumtimin ekskluziv që tregon se si u kidnapua nga shtëpia e tij Haxhi Përteshi në qershor të vitit 1998.

Emisioni i sontëm sjell deklaratat e familjarëve të Haxhi Përteshit të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes së 26 qershorit të  1998, natën kur kryefamiljari i tyre ishte marrë nga shtëpia nga persona të maskuar me uniforma të UÇK-së.

Detaje se kush ishte personi pa maskë që e kishte marrë kryefamiljarin familjes Përteshi nga shtëpia dhe çfarë kishin biseduar personat me maska me Haxhi Përteshin, i cili pesë ditë më vonë ishte gjetur i vdekur në qendër të Fshatit Duhël, janë pjesë e hulumtimit që transmetohet sonte.

Po ashtu do të ndiqni edhe deklaratat e ish-ushtarit të UÇK-së, Remzi Shala, me nofkën e luftës “Molla e Kuqe” i cili po akuzohet për privimin nga liria të Haxhi Përteshit nga shtëpia e tij.

http://kallxo.com/aktakuze-per-krime-lufte-ndaj-ish-ushtarit-te-uck-se/

Emisioni i sontëm sjell dhe detajet se për çfarë krimesh Remzi Shala po akuzohet nga Prokuroria Speciale.

Dhe në fund të emisionit do të ndiqni rubrikën “Policia”, me pamjet ekskluzive të aksioneve të Policisë së Kosovës  në luftën kundër krimit.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të premte në ora 22: 20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.