Foto ilustruese: Pixabay

Qeveria Rrit Rrogat e Atyre që Paguhen nga Buxheti i Kosovës

Qeveria e Kosovës vendosi sot që pagat për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

Sipas ministrit të Financave, Bedi Hamza, kjo rritje aplikohet që nga 1 janari i këtij viti.

“Me këtë vendim aprovohet rritja e pagave duke filluar nga 1 janar i këtij viti me rritje prej 4%. Me këtë rritje përjashtohen të gjitha pozitat që ndikohen nga vendimi i qeverisë i datës 20.12.2018. Kjo rritje bazohet në rritjen e buxhetit të Kosovës”, tha ministri Hamza.

Kryeministri Ramush Haradinaj sqaroi se ky vendim nuk i prek ata të cilët përfituan nga rritja e pagave muajin e kaluar.

“Këtu nuk bëjmë pjesë ne, unë, Zëvendës Kryeministri e Ministrat që i kemi rritë pagat më herët”, tha kryeministri Haradinaj.

“I përgëzojmë të gjithë të punësuarit për këtë rritje”, shtoi Haradinaj.