Qeveria Irakiane Shpall Fitoren ndaj ISIS-it

Haidar al Abadi ka thënë në Bagdad se i gjithë territori që dikur është kontrolluar nga ISIS tashmë është rikthyer dhe se kufiri me Sirinë është nën kontrollin e ushtrisë irakiane.

“Armiku ynë dëshironte të vriste civilët tanë, mirëpo ne kemi fituar përmes bashkimit dhe vendosshmërisë”, ka thënë Abadi.

Gjenerali irakian Abdul-Amir Raheed Yar Allah deklaroi se të gjitha vendet irakiane janë liruar nga bandat terroriste.

“Të gjitha vendet irakiane janë liruar nga bandat terroriste dhe forcat tona kontrollojnë plotësisht kufirin ndërkombëtar Irak-Siri”, ka konfirmuar përmes një deklarate gjenerali Abdul-Amir Raheed Yar Allah.

Në vitin 2014, grupi militant Shteti Islamik kishte pushtuar një të tretën e shtetit.

Në përgjigje të kësaj, qeveria irakiane e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nisën veprimet kundër tyre.