Punimet e Ndërprera Vjet  ‘Shëmtojnë’ Hyrjen e Pejës

Hyrja e Pejës nga drejtimi i Prishtinës,që një vit mbetët sfidë për t’u kaluar nga këmbësoret dhe automjetet, si shkak i punimeve të ndërprera që nisën vitin e kaluar. Projekti i “Bulevardit të Gjelbër” u stopua pas kontesteve mes Komunës se Pejës dhe Hekurudhave të Kosovës.

Vitin e kaluar Gazeta Jeta në Kosovë raporti për përplasjen e Komunës se Pejës dhe Hekurudhave të Kosovës pas punimeve të nisura për ta ndërtuar bulevardin e ri në qytetet. http://kallxo.com/gjnk/bulevardi-gjelber-fut-ne-bela-komunen-e-pejes-hekurudhat/

Nga atëherë ky kontest ende nuk është zgjidhur mes palëve, ndërsa punimet e lëna në gjysme në atë pjesë kanë bërë që rruga e trotuaret të dëmtohen jashtëzakonisht, duke i dhënë edhe pamje të zymtë hyrjes se qytetit.

Projekti i hartuar nga Komuna e Pejës për “Bulevardin e Gjelbër” e financuar nga Ministria e Infrastrukturës, mirëpo pasi u rrënuan disa objekt që ndodheshin në pronën e Hekurudhës se Kosovës,kjo e fundit kishte reaguar me arsyetimin se projekti po realizohet pa pëlqimin e saj.

Nga ajo kohë punimet e nisura mbetën pezull,ndërsa tani po zhvillohen takime mes palëve për gjetjen e ndonjë gjuhet të përbashkët, për realizimin e projektit që kap koston e 1.3 milion eurove.

Takimet e zhvilluara mes Kryetari të Pejës, përfaqësuesve të Ministrisë se Infrastrukturës dhe Hekurudhave të Kosovës, i ka konfirmuar për KALLXO.com, Jeton Abazaj, drejtor i financave në komunën e Pejës.

Ai tha se javë me parë në zyrën e kryetari të Pejës,Gazmend Muhaxheri, është mbajtur takim i përbashkët me shefin e Hekurudhave të Kosovës dhe përfaqësues të Ministrisë se Infrastrukturës.

Sipas tij, takimi kishte për qellim gjetjen e një zgjidhje për implementimin e projektit të “Bulevardit të Gjelbër”, por në ketë takim, Abazaj bëri të ditur se nuk është gjetur zgjidhje.

“Para dy jave është mbajtur një takim në zyrën e kryetari Muhaxheri, me shefin e Hekurudhave të Kosovës. Ka mbetur të mbahet edhe një takim për t’u gjetur ndonjë gjuhë e përbashkët për t’i hapur rrugë realizimit të projektit”, tha Abazaj

Takimin me Kryetarin e Pejës dhe përfaqësuesit e Ministrisë se Infrastrukturës e ka konfirmuar për KALLXO.com, shefi i Hekurudhave të Kosovës, Agron Thaçi.

“Ne po bisedojmë sepse këtu jemi tri palë duke biseduar. Do mundohemi të gjejmë zgjidhje, do shohim ditëve në vijim, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, natyrisht pa i cenuar interesin e hekurudhës, dha pa e dëmtuar komunës dhe vetë ministrisë. Por jo ajo të shkoj tërësisht në dem të hekurudhës, sepse nuk bëhen as bulevardet as gjelbërimet në tokën e dikujt pa pëlqimin e tij”, theksoi Thaçi për KALLXO.com

Ndërsa në anën tjerë, drejtori i financave në Komunë të Pejës, Jeton Abazaj,tha se pritet që ditët në vijim KEDS-it të dal në terën për t’i ndërruar shtyllat elektrike në atë pjesë.

Edhe kompania për kryerjen e punimeve është përzgjedhur dhe janë në dispozicion të gjitha mjetet financiare për implementimin e këtij projekti, tha Abazaj.

Projekti i bulevardit të gjelbër pritet të realizohet në dy faza ku parashihet të shtrihet nga pjesa hyrëse e qytetit në drejtim nga Prishtina, deri tek rrethrrotullimi sipër stacionit të autobusëve.