Publikohet Barometri i Rezultateve të Bisedimeve Kosovë - Serbi

Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën që ka për qëllim të shpalos rezultatet e Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicioni Special për Politikë të Jashtme dhe Dialog me Serbinë.

Paneli prej ekspertësh ka për qëllim që të diskutojë mbi të rezultatet e këtij edicioni special, gjegjësisht të diskutojë për pozicionimin e Kosovës në rajon, partnerët strategjik për Kosovën, aspiratat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe dialogut me Serbinë – epilogu që do të merr ky proces në fazën përmbyllëse.

Fokus të veçantë do të ketë edhe diskutimi për Strategjinë e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor,  pritshmëritë e rajonit – gjegjësisht Kosovës – kundrejt kësaj strategjie.

Raporti do t’i përgjigjet pyetjeve në vijim:

Cilat janë perceptimet e publikut për Shqipërinë?

Çka mendojnë qytetarët për Serbinë, gjegjësisht ndikimin Serb në Kosovë? A ka ndryshuar perceptimi ndaj Malit të Zi pas demarkacionit?

A ka ndryshuar perceptimi ndaj Maqedonisë pas ndërrimit të Qeverisë atje?

A mbeten ShBA aleati më i mirë për Kosovës, si perceptohet ndikimi Amerikan në Kosovë?

A është Gjermania aleati më i madh i Kosovës brenda bashkimit Europian?

Si e perceptojnë qytetarët Rusinë, dhe ndikimin Rus në Kosovë?

Çka mendojnë për integrim në BE dhe NATO? Kush po e përfiton nga Dialogu me Serbi, dhe a e dëmton Kosovën Asociacioni i Komunave Serbe?