‘Pranverë pa Drejtësi’, Protestë Para Qeverisë në Shkup për Rastin ‘Almiri’

Sot me moton “Pranverë pa drejtësi”, në orën 13:00 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë pas vendimit të gjykatës për rikualifikimin e lëndës në rastin e vrasjes së Almir Aliut katërvjeçar nga qyteti i Kumanovës.

Nga organizatorët njoftojnë dhe bëjnë thirrje që të marrin pjesë në protestë për të treguar revoltën kundër gjykatës së mafias.

“Sillni me vete lojëra, pjesë të veshjeve apo diçka tjetër çka keni nga fëmijët apo nipërit dhe mbesat tuaja. Protesta do të jetë e qetë për atë do të ketë shumë nëna dhe fëmijë”, tha ai.

Shtypja për vdekje tanimë e të ndjerit katër vjeçarit Almir Aliu, ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 për shkak të një konflikti verbal para shtëpisë së shëndetit në Kumanovë, e cila kaloi në përleshje fizike në mes babait të fëmijës dhe Boban Iliqit.

Pas këtij fjalimi, Boban Iliq me veturën e tij kishte shkelur tanimë të ndjerin katërvjeçarin Almirin.

Familja e Almirit ka kërkuar dënim maksimal për Boban Iliq, ndërsa gjykata vendosi që mos ta akuzojë për “vrasje”, por për veprën “aksident komunikacioni me pasojë vdekje”.