Krist Gjoka, komandant i stacionit policor në Gjakovë. Foto: Kallxo.com

Policia Tregon Si u Gjet Pal Hiseni në Fushë Kosovë

Komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Krist Gjoka, tha sonte se 15 vjeçari i zhdukur të martën, Pal Hiseni, është gjetur në Fushë Kosovë, duke ecur rrugës, i vetmuar.

Pak minuta pasi Pal Hiseni iu dorëzua familjes së tij, Gjoka foli për media për operacionin policor për gjetjen e tij.

“Është gjetur në kushte normale, rrugës duke ecur. Ka qenë i vetëm. Nuk dyshojmë por nuk mund të injorojmë asnjë motiv”, tha ai.

“E kemi gjetur përmes rrugëve operativo- hetimore në një lokacion të caktuar në Fushë Kosovë dhe menjëherë është marrë dhe është dërguar në stacion policor të Fushë Kosovës dhe nga atje e kemi sjellë në Gjakovë”, shtoi Gjoka.

http://kallxo.com/mituri-zhdukur-dje-ne-gjakove-eshte-ne-duart-e-policise/

Ai tha se ende është herët të flitet për motivet e zhdukjes së Pal Hisenit.

“Për motive është herët të flasim për shkak se personi është i mitur dhe nuk mund ta intervistojmë pa praninë e punëtorit social. Poashtu edhe gjendja e tij emocionale nuk ëhstë fort stabile prandaj nesër (të enjten) do ta bëjmë intervistimin dhe do të dalim me informacione shtesë”, tha Krist Gjoka.

http://kallxo.com/ishte-nisur-per-shkolle-humb-15-vjeci-nga-gjakova/