Krist Gjoka, komandant i stacionit policor në Gjakovë. Foto: Kallxo.com

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Kristë Gjokës dhe pesë policëve të tjerë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj majorit të staiconit policor në Gjakovë, Kristë Gjoka dhe pesë policëve të tjerë për keqtrajtim të një personi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Kristë Gjoka me 14 nëntor të vitit 2018, në objektin e stacionit policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar të dëmtuarin M.R, i cili kishte qenë i arrestuar dhe i prangosur, për shkak të dyshimit se kishte kryer dy vepra penale.

Sipas aktakuzës derisa viktima ishte i ulur në karrige, Brenda stacionit policor në Gjakovë, Gjoka e ka goditur me grusht në fytyrë,  dhe e ka rrëzuar në dysheme, derisa nga aty të pandehurin e ka larguar një zyrtar policor.

Për këtë rast, Krist Gjoka dyshohet se ka kryer vepre penale  “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’.

Për këtë rast, dyshohet se edhe të pandehurit, po ashtu zyrtar policor B.P, G.B, A.I, dhe M.U, kanë keqtrajtuar të dëmtuarin M.R, pasi që me qëllim që të nxjerrin informacione për personat e tjerë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat i dëmtuari ka qenë i dyshuar, e kanë sulmuar fizikisht,  duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Ndërsa, i pandehuri i fundit SH.L, përgjegjës në qendrën e ndalimit në Gjakovë, dyshohet se nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, pasi që iu ka mundësuar të pandehurve M.U, G.B, dhe A.I, të futen në qelinë ku ndodhej i dëmtuari M.R, të cilët pastaj e kanë keqtrajtuar duke e sulmuar fizikisht.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin u përfshi majori i policisë, Kristë Gjoka.

“Nuk po muj me nejt në këmbë”. Kështu kishte deklaruar i dyshuari Muhamer Raifi kur ishte sjellë para Gjykatës së Gjakovës në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

I njëjti ishte arrestuar nga Policia në Gjakovë, gjatë një tentimi për të kryer grabitje bashkë edhe me disa persona tjerë të dyshuar, të cilët policia nuk kishte mund t`i arrestonte.

Gjatë tentimit për t`i kapur të dyshuarit Policia kishte hasur në rezistencë nga grupi i dyshuar.

Aty ishin shkrepur edhe armët dhe disa policë kishin pësuar edhe lëndime trupore.

Gati 10 muaj nga kjo ngjarje, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka suspenduar gjashtë zyrtarë të Policisë në Gjakovë.

Gjakovë: Policia përleshet me armë me hajnat

Ngjarja për të cilën dyshohet se janë suspenduar zyrtarët e Policisë, ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë, ku policët duke tentuar të parandalojnë ikjen e personave të dyshuar kishin marrë lëndime të lehta trupore. Në këtë rast, grabitësit kishin shkrepur edhe armët në drejtim të policisë.

Në këtë përleshje mes policëve dhe të dyshuarve për grabitje, policia kishte arritur ta arrestojë vetëm njërin prej tyre, ndërsa tre të tjerët ishin arratisur.

I arrestuari Muhamer Arifi, ishte sjellë në gjykatë në prani të mbrojtësit të tij avokatit Gani Hoxha dhe nuk ishte deklaruar para gjykatës së Gjakovës.

Sulmi ndaj policisë në Gjakovë, i dyshuari nuk mund të qëndrojë në këmbë në Gjykatë – FOTO

Për kthimin në detyrë të Kristë Gjoka dhe zyrtarëve të tjerë, qytetarët në Gjakovë kanë mbajtur edhe protestë.

Protestuesit kërkojnë kthimin në detyrë të komandantit të Policisë, Kristë Gjokaj