Policia Konfirmon Arrestimin e Deputetëve

Policia e Kosovës ka sqaruar arrestimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje sot në Kuvendin e Kosovës pas hedhjes së gazit lotësjellës.

Deputetët Sali Zyba,Liburn Aliu,Xhelal Sveçla,Fitore Pacolli dhe Drita Millaku janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Deputetët e tjerë të VV janë nxjerrë nga salla me arsyetimin se forenzika do e ekzaminojë vendin.
“Policia e Kosovës është detyruar që të veprojë për zhvendosjen, e deputetëve nga salla, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore. Po ashtu bazuar në urdhëresën e Prokurorisë, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici pesë  persona, deputet të cilët dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e parlamentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ata po ashtu kanë theksuar se janë duke hetuar për të kuptuar mënyrën se si janë future bombolat e gazit brenda