Foto: Ilustrim

Pëson Infarkt Duke Vozitur

Një person mbetur i vdekur në afërsi të Suharekës pasi që dyshohet se ka pësuar sulm kardiak përderisa ishte duke vozitur.

Aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 01:30 në Qafë të Duhlës afër Suharekës.

Sipas policisë, i dyshuari përderisa ishte duke lëvizur me veturën Opel me targa lokale, dyshohet për shkak te një sulmi kardiak ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rruge. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion.