Pas Ngricave 22 Raste me Fraktura Në QKUK

Klinika Emergjente ka pranuar një numër të madh të qytetarëve që kanë pësuar aksidente si pasojë e motit të ftohtë e me ngrica.

Qytetarët kanë kërkuar ndihmë edhe pas lëndimeve në aksidente të komunikacionit por edhe për shkak të thyerjeve të gjymtyrëve si pasojë e rrëshqitjeve nga ngricat, akulli e bora.

“Ka pasur 22 raste me fraktura apo thyerje të gjymtyrëve kryesisht të poshtme dhe që kanë pasur nevojë për ndërhyrje ortopedike,” tha drejtori i Klinikës së Ortopedisë dr. Arbër Tolaj për KALLXO.com.

Në QKUK thonë se hapësirat e oborrit të saj po mirëmbahen.

“QKUK ka kontratë me kompaninë  ‘Pastrimi’  dhe ekipet  janë  në terren që nga mëngjesi dhe në vazhdimësi kanë bërë mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme,” thotë QKUK.

QKUK-ja konfirmon se punonjësve të saj u është kërkuar mobilizim i përgjithshëm edhe për ditët në vijim në mënyrë që situata e krijuar pas motit të ftohtë të menaxhohet.

KALLXO.com shkroi sot se që nga rënia e sasive të mëdha të borës para pesë ditësh, në Kosovë janë shkaktuar 265 aksidente trafiku, të cilat fatmirësisht kanë kaluar pa viktima në njerëz.

http://kallxo.com/265-aksidente-ne-pese-ditet-bore/

Gjatë këtyre ditëve KALLXO.com raportoi edhe për gjendjen e vështirësuar, bllokimin e rrugëve, por edhe lirimin e tyre nga bora.

http://kallxo.com/komuna-e-pejes-kerkon-nga-bizneset-ta-largojne-pisten-e-patinazhit/

http://kallxo.com/hapet-rruga-qe-con-ne-brezovice/

http://kallxo.com/kacaniku-kerkon-ndihmen-e-privateve-banoret-ne-aksion/

http://kallxo.com/bora-bllokon-fshatrat-e-shales-se-bajgores/