Kandidatit në Mitrovicë iu Dogj Shtëpia

Qazim Shala , kandidat i Nismës për Kosovën në Komunën e Mitrovicës kishte pësuar një tragjedi vite më parë.

Nadire Shala, bashkëshortja e kandidatit tregoi se shtëpia e tyre u dogj pak pas luftës së fundit në Kosovë.

“Pas lufte na u ka djeg shpia, është bo rrafsh me tokë, djemtë edhe burri kanë punu edhe i kemi ndërtu me njersë’, tha Shala.

Në intervistën e saj për Debat Pernime ajo foli edhe rreth karakteristikave të personalitetit të burrit të saj.

“Është i punës, lexon shumë, punon shumë. Me thanë të drejtën,  ka ana ime nuk ka dobësi”, tha ajo.

Shala po ashtu tregoi se posedojnë dy vetura, një Audi dhe një Passat.