Kandidati që i Ka në Qejf Pushimet

Beqir Sadikaj kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Istogut nuk lejon që angazhimet e tij ta lënë pa pushime jashtë vendit.

Faze Sadikaj, bashkëshortja e tij tregoi për vendin ku i kanë bërë pushimet  e fundit.

“S’kemi mbetë pa pushim asnjëherë me çdo angazhim që e ka pasë. Herën e fundit kemi qenë në Greqi”, tha ajo.

Në intervistën për Debat Pernime Sadikaj rrëfu edhe për hobin e burrit të saj.

“Kohën e lirë me libra, këta si familje janë ashtu edhe merren ma shumë me libra”, tha ajo.

Sipas saj, familja Sadikaj posedojnë një shtëpi, një banesë në Prishtinë dhe të dy nga një veturë, njëra e tipit Mercedes A class dhe tjetra BMW x3.