Nderimi në Kaçanik për Vdekjen e Terroristit

“Drejtësia në Kosovë” solli edhe pjesë nga hulumtimi rreth vrasjes së liderit të vetëshpallur terrorist Lavdrim Muhaxheri i cili së fundi është vrarë në Siri dhe nderimet që i janë bërë atij nga të afërmit në qytetin e Kaçanikut.

Qytetarë të shumtë, përfshirë edhe krerët e Bashkësisë Islame në Kaçanik shkuan për ngushëllime te të afërmit e liderit terrorist të vrarë në Siri.

E hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” tregoi se si për ata që ishin në pritje për ngushëllime te familja e Lavdrim Muhaxherit, nuk u pajtuan me termin se i biri i tyre është vrarë.

Hulumtuesit e “Drejtësia në Kosovë”, u ballafaquan me reagimin e personave që ishin në vendin ku po mbahej e pamja se “Lavdrim Muhaxhiri nuk është vrarë, po ai ka rënë shehid”.