ish- Ministri Hasani apelon për konsumim të prodhimeve vendore - Foto: Facebook

Ministri Kërkon nga Qytetarët të Konsumojnë Vetëm Prodhime Vendore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Bajram Hasani, i ka lutur qytetarët e vendit që sonte në tryezat e tyre të kenë vetëm prodhime vendore.

Në një postim në “Facebook”, ministri Hasani tha se ai ka vendosur që sonte në familjen e tij të konsumojë vetëm prodhime të Kosovës.

“Sot dua të ju tregoj se në familjen time konsumojmë vetëm produkte vendore. Andaj, sot do ju lutesha të gjithëve pa dallim që në tryezat tuaja të keni vetëm prodhime të Kosovës”, ka theksuar ai.

Ministri thotë se shpreson se kështu secili do të japë kontribut për ta bërë vendin tonë një vend më të mirë për të jetuar.

“Festo dhe ndihmo vendin tënd. Bëje më të bukur festën tënde me prodhime vendi”, ka shkruar ministri Hasani, duke i uruar qytetarët për vitin 2018.

Këtë kërkesë, ministri e ka shoqëruar me fotografi nga një supermarket, ku ishte i shoqëruar nga kryetari i partisë të cilës i përket edhe ai – Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe bashkëpartiakë të tjerë.