Stadiumi "Loro Boriqi"

LIVE: 'Loro Boriçi'

KALLXO.com sjell pamje direkte nga atmosfera në “Loro Boriçi”

Live Video nga

Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër pothuajse është mbushur i tëri me simpatizues të kombëtares së Kosovës, e cila këtu e zhvillon ndeshjen si nikoqire, si dhe të Kroacisë, e cila është kundërshtarja e dytë e Kosovës në Grupin I në kuadër të ndeshjeve për botërorin “Rusia 2018”.

KALLXO.com sjell atmosferën nga stadiumi “Loro Boriçi” para ndeshjes mes kombëtareve të Kosovës dhe Kroacisë.

 

19:44

Në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” kanë dalë edhe lojtarët e kombëtares së Kosovës, të cilët janë përshëndetur me shikuesit e mbledhur në stadium.

Sikurse edhe lojtarët e kombëtares kroate, edhe ata të Kosovës kanë dalë për t’i bërë përgatitjet para ndeshjes me Kroacinë, që fillon në ora 20:45.

Kombetarja 001 Kombetarja 002 Kombetarja 003

19:34

Lojtarët e kombëtares së Kroacisë kanë dalë në fushë për t’i bërë përgatitjet e nevojshme para sfidës me kombëtaren e Kosovës.

Ndeshja, e cila fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku reprezentacioni i Kosovës luan si vendës.

Kjo është përballja e dytë e kombëtares kosovare në kuadër të Grupit I për kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit që do të zhvillohet në Rusi më 2018.

Ndeshjen e parë, Kosova ka barazuar në Finlandë.

Rezultati 1-1 me Finlandën e ka nxjerrë Kosovën në krye të grupit, ku bëjnë pjesë edhe Kroacia, Islanda, Ukraina dhe Turqia.