Kuvendi i njërit krah të ShKA "Agimi" | Foto: KALLXO.com

Krahu i Kastriot Markut Zgjedh Kryesinë e ShKA ‘Agimit’

Në kuvendin e sotëm të njërit krah të ShKA “Agimit” nga Prizreni është zgjedhur kryesia.

Kuvendi i krahut të Kastriot Markut zgjodhi sot kryesinë e ShKA “Agimit” nga Prizreni.

NDËRLIDHUR

Me vota të fshehta anëtarë të kryesisë u zgjodhën Besim Berisha, Arben Mashkulli, Agnesa Çipa Laçi, Arbëresha Berisha dhe Flaka Xërxa.

Përfaqësues i autorizuar i ShKA “Agimi” u zgjodh Arben Mashkulli.

Anëtari më i votuar në kuvendin e sotëm i kryesisë së re të ShKA “Agimit”, Besim Berisha tha për KALLXO se do të shohin në të ardhmen si kryesi për te gjetur rrugë dhe mënyra për të hapur dyert e kësaj shoqërie kulturore-artistike.

12:10

Njëri Krah i ShKA ‘Agimit’ Miraton Statutin

Unanimisht është miratuar Statuti i ShKA “Agimit” në Prizren në kuvendin që po e zhvillon krahu i Kastriot Markut.

Statuti e përkufizon ShKA-në “Agimi” si shoqatë jofitimprurëse që mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të saja jofitimprurëse.

Kuvendi gjithashtu miratoi edhe planin strategjik të kësaj shoqata deri në vitin 2020.

Kuvendi ishte planifikuar të zhvillohej në selinë e ShKA “Agimit”, por aty dera ishte e mbyllur, prandaj ai po zhvilon punimet në Doku-Kino.

11:23

I Mbyllet Dera Kuvendit të Njërit Krah të SHKA “Agimi”

Kastriot Marku dhe krahu i tij në ShKA “Agimi” që sot kanë paralajmëruar mbajtjen e kuvendit të kësaj shoqërie, e kanë gjetur të mbyllur derën e objektit.

Jashtë objektit, Kastriot Marku shpalli të hapur kuvendin dhe kryesues të tij propozoi Hajrullah Çekun.

Kastriot Marku e gjen derën të mbyllur | Foto: KALLXO.com

Kuvendi pastaj u vendos që të zhvillohet në “Doku Kino” në Prizren.

E pranishme në Kuvend është edhe aktorja e njohur Leze Qena.

Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” e Prizrenit, nga e cila dolën artistë edhe me famë botërore, ka hyrë në një krizë të funksionimit që disa muaj.

Kjo shoqëri kulturore nga muaji shkurt i këtij viti drejtohet nga dy grupe të ndryshme artistësh.

Kuvendi i ditës së shtunë është thirrur nga grupi i udhëhequr nga Kastriot Marku, i cili e konteston kryesinë e vjetër të “Agimit”.

Në këtë kuvend pritet të diskutohen dhe votohen dokumentet e brendshme si dhe do të zgjidhen organet e brendshme të ShKA “Agimi”.

Para se Kuvendi të niste punimet, një donator i ShKA “Agimi” i lidhur me grupin e përfaqësuar nga Xhemajl Kabashi, në një e-mail njoftoi anulimin  e kuvendit të shoqërisë.

Por anulimi u demantua nga grupi i udhëhequr prej Kastriot Markut.

SHKA ‘Agimi’ Mban Kuvendin Pavarësisht një E-maili Çorientues

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për problemet e ShKA “Agimi”.

ShKA ‘Agimi’ me Dy Udhëheqje e Shumë Probleme

http://kallxo.com/perurohet-salla-e-sherrit-e-shka-agimi/

ETIKETA

20 Maj 2017 - 13:30

Petrit Kryeziu 20/05/2017 - 13:30
NDËRVEPRIMI0

Krahu i Kastriot Markut Zgjedh Kryesinë e ShKA ‘Agimit’

by Petrit Kryeziu
NA NDIQNI

Send this to a friend