Glauk Konjufca - Foto: Ilustrim

Konjufca: Demarkacioni do të Bjerë Bashkë me Qeverinë

Lidhur me çështjen e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Konjufca theksoi se Demarkacioni nuk është problem vetëm për LVV-në dhe opozitën, por edhe për deputetët e pozitës.

“Demarkacioni nuk është problem vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës por  po duket që është problem i madh pasi ka shkaktuar edhe pakënaqësi edhe te deputetët e koalicionit qeverisës”, tha ai.

Prandaj, shtoi ai, Demarkacioni do të bjerë së bashku me Qeverinë.

“Jam i bindur se Demarkacioni do të bie së bashku me Qeverinë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se Marrëveshja për Demarkacionin do të procedohet të hënën në Kuvend.

http://kallxo.com/mustafa-demarkacioni-shkon-te-henen-kuvendit/