Ilustrim

Konfiskohet Arma me të Cilën Gjuajti në Aheng Familjar

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

NDËRLIDHUR

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në vendin e ngjarjes fillimisht është gjetur një gëzhoje e cila ishte indikacion për të kërkuar armën, me ç’ rast nga i dyshuari A.V., 45 vjeçar është kërkuar arma.

Ai ka dorëzuar një pistoletë e cila është konfiskuar si provë materiale. I dyshuari është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese, me urdhër të Prokurorit është liruar në procedure të rregullt.

19 Gusht 2017 - 11:19

21Media 19/08/2017 - 11:19
NDËRVEPRIMI0