Këshilli Gjyqësor i Kosovës – Foto: KALLXO.com

KGjK Zgjedh Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e mbajtur nën kryesimin e Nehat Idrizit ka zgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Nikolla Kabashiq ka dalë fitues përballë kandidatit tjetër Tomisllav Petroviq, duke fituar kështu besimin për të udhëhequr me Gjykatën e Mitrovicës.

Kabashiq në krye të Gjykatës Themelore të Mitrovicës është përzgjedhur me shumicë të votave të anëtarëve të KGjK-së.

Ditë më parë gjyqtarët dhe prokurorët nga radhët e komuniteteve u dekretuan nga presidenti Hashim Thaçi, duke shënuar kështu fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësinë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.