Ndërtesa e Rektoratit të UP-së | Foto: KALLXO.com

UP "Hasan Prishtina" Shënon 48 Vjetorin e Themelimit

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, sot do të mbahet ceremonia e 48-të vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Universiteti i Prishtinës u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kosovës më 18 nëntor 1969.

Në Ceremoninë e 48 vjetorit të themelimit të UP-së “Hasan Prishtina”, do të marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.