Mbishkrimi “Mos ma prek Hasan Prishtinën” nëpër hapsirat e UP-së.

Polemikat për heqjen ose lënien e emrit 'Hasan Prishtina' në emërtimin e UP-së

Emri “Hasan Prishtina” i Universitetit të Prishtinës ka shkaktuar polemika për javë të tëra, pasi rektori i këtij universiteti, Qerim Qerimi, kishte përmendur në media mundësinë e largimit të emrit të veprimtarit “Hasan Prishtina” nga ky insitucion i arsimit të lartë.

“Po e shqyrtojmë rikthimin e emrit origjinal e pakta përpara ndryshimit të statutit të fundit universiteti, pra Universiteti i Prishtinës”- kishte thënë Qerim Qerimi mes tjerash për Klan Kosovën.

Ndër arsyet që janë përmendur këto kohë kanë qenë se universiteti serb në Mitrovicën Veriore po ashtu vetëquhet Universiteti i Prishtinës dhe njëkohësiht ky insititucion pretendon vazhdimësinë e Universitetit të Prishtinës dhe thuhet se po i merr meritat e UP-së.

Po ashtu, ishte përmendur që për shkak të emërtimit të UP-së si “Hasan Prishtina” janë krijuar edhe probleme në planin ndërkomëbtar, pasi që për shkak të këtij emërtimi, UP jo rrallë herë konsiderohet si universitet i ri.

“Është edhe një universitet në Mitrovicë në gjuhën serbe që po ashtu e pretendon emrin ‘Universiteti i Prishtinës’ dhe kjo gjithashtu ka krijuar konfuzitet”- kishte thënë rektori Qerimi.

Hasan Prishtina ka qenë aktivist e veprimtar i shquar nga Kosova. Ai ishte lindur më 1873 në Vushtrri, ndërsa ka vdekur më 13 gusht 1933 në Selanik të Greqisë.

Universiteti Hasan Prishtina
Foto: Denis Sllovinja

Sqarimi i Rektoratit të UP-së

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës për çështjen e emrit të UP-së.

Rektorati ka thënë se “nuk janë duke bërë përpjekje për heqje të emrit, por për një mënyrë më të mirë e më të saktë të artikulimit të çështjes së emrit, që ruan dhe mbron në mënyrë të duhur ligjore identitetin dhe trashëgiminë e Universitetit të Prishtinës, por edhe emrit që e ka ky institucion.”

“Kjo meqë jemi në procedurë të ndryshimit të statutit, e cila procedurë parakupton edhe një proces të diskutimit, konsultimit dhe studimit të kujdesshëm, të argumentuar dhe gjithëpërfshirës”-është thënë në përgjigjen e Rektoratit.

Ata kanë shtuar se për momentin këto çështje janë pjesë e diskutimeve fillestare brenda institucionit.

“Prandaj, kësaj radhe, jemi duke u përpjekur që ta administrojmë këtë proces mbi bazën e këtyre parimeve dhe pa nguti. Këto çështje aktualisht janë pjesë e diskutimeve fillestare brenda institucionit”- i ka thënë Rektorati KALLXO.com.

Universiteti i Prishtinës është themeluar 53 vite më parë.

“Mos ma prek Hasan Prishtinën!”

Kundërshtimin për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja e kanë shprehur edhe disa antarë të organizatave studentore dhe disa studentë të UP-së.

Më 31 maj, një grup studentësh nga UP-ja kanë dorëzuar në Rektorat të UP-së një petiticon me 3 mijë nënshkrime që ishin kundër heqjes së emrit “Hasan Prishtina” nga UP-ja.

“E kemi shprehur qëndrimin tonë kundër largimit të këtij emri sepse vlerësojmë që është një vendim tendecioz, i pamatshëm dhe aspak fitimprurës për Universitetin e Prishtinës dhe në të njëjtën kohë është fyerje për Univeresitetin e Prishtinës që të luhet me emrin e tij, të vendoset para 12 vjete e tash të largohet”- kishte thënë në një prononcim për mediat,  Arbër Gecaj, kryetar i organizatës studentore Unioni Demokratik Studentor – UDS.

Si formë kundërshtimi ndaj propozimit për heqjen e emrit të veprimtarit Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës janë vizatuar edhe mbishkrime “Mos ma prek Hasan Prishtinën”.

Në një prononcim për KALLXO.com kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Qlirim Hoti ka shpejguar disa nga arsyetimet që rektori Qerimi i ka dhënë atij për këtë çështje.

“Me rektorin e kemi diskutuar jo zyrtarisht. Në argumentet e tij lidhur me këtë emër, është thënë se kinse krejt meritat, dhe punimet që po i bëjnë stafi i universitetit tonë po i shkojnë Universitetit të Mitrovicës Veriore”- ka thënë Hoti për KALLXO.com.

Mirëpo, kjo nismë është kundërshtuar nga disa shoqata.

Fondacioni “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi, SHHSHM-Shkup (Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni) përmes një aksioni kishin kundërshtuar heqjen e emrit “Hasan Prishtina” nga UP-ja.

Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma”, kishte thënë se janë kundër heqjes së emrit “Hasan Prishtina”.

“Të hiqet emri i Hasan Prishtinës nga Universiteti për mua është një çmenduri, sepse është ndër figurat më të shquara të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë. Ata që e kanë menduar këtë kanë gabuar rëndë”- kishte thënë Hoxha.

 

Mbishkrimi “Mos ma prek Hasan Prishtinën” nëpër hapësirat e UP-së.
Mbishkrimi “Mos ma prek Hasan Prishtinën” nëpër hapsirat e UP-së.
Mbishkrimi “Mos ma prek Hasan Prishtinën” nëpër hapsirat e UP-së.
Mbishkrimi “Mos ma prek Hasan Prishtinën” nëpër hapsirat e UP-së.

Në një prononcim për KALLXO.com Gecaj ka shpjeguar se kur kanë kuptuar që është propozuar largimi i emrit të Hasan Prishtinës nga emri zyrtar i UP-së, është reaguar në forma të ndryshme për ta kundërshtuar këtë ide.

“Fillimisht i kemi dërgu një shkresë rektorit, komisionit për ndryshime statutare dhe senatit te UP-së, ku e kemi shpreh qëndrimin tonë kundër ndryshimit të emrit. Gjithashtu kemi zhvillu një aksion simbolik para rektoratit disa ditë pas shkresës tonë”-ka thënë Gecaj për KALLXO.com

“Pasi që nuk ka pas asnjë reagim nga askush nga instancat përgjegjëse, ne e kemi paralajmëru fillimin e peticionit nën emrin ‘Mos ma prek Hasan Prishtinën'”- ka shtuar ai.

Në një prononcim për KALLXO.com kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Qlirim Hoti ka shpejguar disa nga arsyetimet që rektori Qerimi i ka dhënë atij për këtë çështje.

“Me rektorin e kemi diskutuar jo zyrtarisht. Në argumentet e tij lidhur me këtë emër, është thënë se kinse krejt meritat, dhe punimet që po i bëjnë stafi i universitetit tonë po i shkojnë Universitetit të Mitrovicës Veriore”- ka thënë Hoti për KALLXO.com.

Mirëpo, kjo nismë është kundërshtuar nga disa shoqata.

Fondacioni “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi, SHHSHM-Shkup (Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni) përmes një aksioni kishin kundërshtuar heqjen e emrit “Hasan Prishtina” nga UP-ja.

Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma”, kishte thënë se janë kundër heqjes së emrit “Hasan Prishtina”.

“Të hiqet emri i Hasan Prishtinës nga Universiteti për mua është një çmenduri, sepse është ndër figurat më të shquara të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë. Ata që e kanë menduar këtë kanë gabuar rëndë”- kishte thënë Hoxha.

Kundërshtimin për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja e kanë shprehur edhe disa antarë të organizatave studentore dhe disa studentë të UP-së.

FOTO: Studentët gjatë nëshkrimit të peticionit “Mos ma prek Hasan Prishtinën”
FOTO: Studentët gjatë nëshkrimit të peticionit “Mos ma prek Hasan Prishtinën”
FOTO: Studentët gjatë nëshkrimit të peticionit “Mos ma prek Hasan Prishtinën”

Kreu i UDS-së ka bërë të ditur se kanë mbajtur edhe një takim informues me rektorin Qerimi për këtë çështje.

“Pas gjithë këtyre hapave dhe insistimit tonë, rektori  na ka ftu në një takim ku dhe kemi diskutu argumentet e të dyja palëve dhe se si duhet vepruar. Ka qenë vetëm takim informues dhe javën e ardhshme do të shohim se si do të veprojmë dhe se çfarë propozimesh do t’i dërgojmë rektorit për këtë çështje”- ka thënë Gecaj.

Ai ka theksuar se shpreson që “Hasan Prishtina” të mos hiqet nga emri i UP-së pasi që një gjë të tillë këto organizata studetore dhe grupe studentësh nuk e shohin të arsyeshme.

“Ne mbesim me bindjen që emri nuk duhet të ndryshohet në asnjë formë sepse nuk mundemi që çdo herë kur serbët krijojnë institucione paralele të na shatntazhojnë e ne t’i ndryshojmë emrat e heronjëve tanë”- është shprehu ai.

Qëndrimet nga njohësit e historisë, gjuhës dhe parlamenti studentor

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Ibrahim Gashin, profesor në Departamentin e Hisotirisë në UP.

“Edhe pse nuk kam pasur asnjë lloj ndikimi në vendosjen e këtij emri, ngase në atë kohë nuk kam qenë në menaxhmentin e UP-së, mund të them se personalisht po të pytesha do isha kundër vendosjes së këtij emri, dhe asnjë emri tjetër të përvetshëm, prapa emrit të Universitetit të Prishtinës”- ka thënë Gashi.

Mirëpo, ai ka theksuar se tani nuk e konsideron si nismë të duhur propozimin për heqjen e “Hasan Prishtinës” nga emri i UP-së.

“Sa i takon propozimit për heqjen e këtij emri nuk mendoj se është nismë e duhur, në radhë të parë sepse kemi të bëjmë me një figurë historike primordiale të lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë por edhe të arsimit dhe të shkollës shqipe”- ka thënë Gashi i cili ka shtuar se kjo do të mund të shkaktonte një polarizim të panevojshëm të opinionit publik dhe akademik në Kosovë dhe më gjerë.

Në anën tjetër, profesori universitar në Fakultetin e Filologjisë në UP, Bardh Rugova ka shpjeguar disa prej sifdave që sjellin në arenën ndërkomëtare pretendimet e universitetit serb të Mitrovicës Veriore.

“Ne si profesorë e vërejmë në arenën ndërkombëtare shpeshherë në takime në të cilat janë të ftuar edhe pjesëmarrës të Universitetit të Prishtinës të Mitrovicës atëherë neve na thojnë ‘ju nuk jeni përnime se nuk e keni emrin qashtu’”- ka thënë Rugova për KALLXO.com.

Teksa e ka vlerësuar figurën e veprimtarit Hasan Prishtina, profesori Rugova ka thënë se në rastin me të cilin po ballafaqohet UP-ja, ka probleme më të mëdha se sa çështja simbolike e emrit.

“Domethënë qysh ia lëmë dikujt emrin është pak e rëndësishme…por kur dalin probleme të kësaj natyre, probleme të traditës, atëherë krijohen çështje që më nuk janë të natyrës simbolike qysh është emri por mandej bëhen edhe probleme juridike”- është shprehur Rugova.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Qlirim Hoti, ka thënë për KALLXO.com se pas bisedës që ka zhvilluar me rektorin e UP-së, Qerim Qerimi, ai është i pajtimit që UP-së t’i mbetet vetëm emri “Universiteti i Prishtinës”, mirëpo ka cilësuar se kjo nuk është koha e duhur për këtë gjë.

“Qëndrimi im karshi rektorit ka qenë që unë pajtohem që në të ardhmen të ndërrohet emri i universitetit, mirëpo tash nuk është momenti sepse kemi probleme tjera brenda universitetit që duhet mi zgjidh dhe po mendoj që në këtë kohë, në këtë vit, nuk është momenti për ta ndryshuar emrin…”- ka thënë kreu i Parlamentit Studentor për KALLXO.com.