Kurti përkujton Hasan Prishtinën: Ishte patrioti e politikani më i madh shqiptar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar politikanin shqiptar, Hasan Prishtina, në 90-vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se sot u bënë 90 vite nga dita kur u vra politikani dhe patrioti i madh shqiptar.

“Le ta kujtojmë këtë politikan aq autentik, patriot të paepur, artikulues i të drejtave të shqiptarëve dhe zë i tyre, prijës kryengritjesh për liri dhe lider largpamës. Vërtetë jetojmë në kohëra të tjera, por ai ende është një personalitet për t’u pasuar, sepse figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve”- ka shkruar Kurti në facebook.