Johannes Hahn

Hahn e Sheh Gotën Gjysmë të Mbushur

Pas takimit të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Durrës, komisionari për Zgjerim të BE-së Johannes Hahn është shfaqur optimist ë një konferencë të përbashkët me Edi Ramën.

Kur është pyetur rreth problemeve të fundit mes Serbisë e Maqedonisë, Hahn tha se “është nga ata njerëz që e shohin gotën gjysmë të mbushur” dhe tregoi se mosmarrëveshjet janë zgjidhur me një telefonatë, ndërsa BE-ja nuk ka pasur nevojë të përfshihet në zgjidhjen e tyre.

Komisionari më tutje tregoi se kryeministrat e shteteve ballkanike në prani të tij dhe të Cyril Muller-it, zëvendëspresidentit të Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore diskutuan tregut të përbashkët ballkanik.

Hahn tregoi se në takim u ra dakord që secila kryeministri e vendeve të Balllkanit Perëndimor ta ketë një koordinator për zonën e përbashkët tregtare, ndërsa sipas tij do të fillojnë të zbatohen edhe krteret e përcaktuara të këtij bashkimi tregtar.

Hahn më tutje deklroi se BE-ja nuk duhet kuptuar si organizatë që vazhdimisht paraqet kërkesa për ata që duan të anëtarësohen në të dhe u sugjeroi vendeve ballkanike që kërkesat e parashtruara nga Bashkimi Europian të mos i plotësojnë për hir të BE-së, por për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të tyre.

Hahn dhe Rama edhe një herë ua bënë të qartë shhtetasve të Shqipërisë se nuk ka azil për ta në vendet e BE-së.

Sipas Hahn-it, kërkimi i azilit nga shqiptarët vetëm do ta dëmtojë diplomatikisht Shqipërinë.

Rama u zotua para Hahn-it se së shpejti do të përfundojë lufta e qeverisë shqiptare kundër kanabisit dhe sipas tij Shqipëria nuk do të jetë në listën e shteteve problematike në lidhje me drogën.

Hahn e tha në konferencë se i pëlqeu shumë ambienti ku u mbajt takimi i kryeministrave ballkanikë- kompleksi i vilave qeveritare në Durrës, duke e quajtur vend të mrekullueshëm.