Kryetari i Gjilanit dhe anëtarët e grupit "Merakli t'kerreve" - Foto: Komuna e Gjilanit

Grupi ‘Marakli t’Kerreve’ Bëjnë me Shtëpi një Familje Gjilanase

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e grupit në rrjetin social ‘Facebook’ – “Marakli t’kerreve”, të cilët i konfirmuan se kanë grumbulluar një shumë të konsiderueshme të të hollave për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Fatmir Bajrës nga Gjilani, e cila jeton në kushte të vështira banimi.

Në njoftimin e Komunës së Gjilanit thuhet se në këtë donacion kanë marrë pjesë më shumë se 100 persona nga “Marakli t’kerreve”, përderisa përfaqësuesit e grupit u kanë bërë thirrje edhe të tjerëve që ta mbështesin këtë iniciativë.

Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e grupit për solidaritetin në mbështetje të njerëzve me gjendje të rëndë të banimit, derisa u zotua në mbështetje në aspektet e mbulimit të procedurave komunale.

“Ju falënderoj pafund për këtë solidaritet tuajin dhe të gjithë atyre që kanë marrë pjesë. Shtëpia e Fatmir Bajrës është shtëpia numër 48 që do të ndërtohet pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e realizuar 3 vite më parë. Unë apeloj edhe tek të tjerët që të vazhdojnë të mbështesin njerëzit në nevojë”, ka thënë Haziri.

11 Janar 2018 - 16:22

Dorentina Kastrati 11/01/2018 - 16:22
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend