Ilustrim

Shtrenjtimi i sigurimit të veturave, 'Merakli t`kerreve' organizon protestë para BQK-së

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26% ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët.

Grupi “Merakli t’kerreve” ka thirrur një protestë për ditën e sotme para BQK-së për të kundërshtuar shtrenjtimin e sigurimit të veturave. Protesta e sotme është paralajmëruar se do mbahet me fillim në ora 13:00.

“Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.