Valvula Freestyle – Zgjidhja e re për zemrën tuaj!

Përse të zgjedhim valvulën Freestyle? Valvula Freestyle, me një afat 14-16 vjet, është një valvul e re që zëvendëson në mënyrë të përkryer valvulën fiziologjike të pacientit. Kjo valvul ofron një hemodinamikë të lartë dhe jetëgjatësi.

Një dizajn unik, i plotë, valvula Freestyle ofron opsione të shumta implantimi për të trajtuar valvulën dhe patologjitë e ndryshme të saj. Po ashtu edhe ndërhyrjet në rrënjen e aortës bëhen me anë të kësaj valvule pa patur nevojë për ndonjë protezë artificiale. E ngjashme me një valvul natyrale, valvula mundëson:

NDËRLIDHUR

 Qarkullim më të mirë të gjakut

Këto valvula kanë provuar se mund të kryejnë në mënyrë të ngjashme funksionin e valvulave natyrale të aortës. Mungesa e një stenti dhe unazës krijon më shumë hapësirë për gjakun që të qarkullojë përmes valvulës Freestyle. Një valvul Freestyle me diametër 19 mm ka një efektivitet me një hemodinamikë sa një valvul biologjike me unazë të një madhësie prej 21 mm. Pra, kjo është ajo që e përmirëson dukshëm qarkullimin transvalvular të gjakut tek kjo valvul.

Lehtësi në implantimin e valvulës

Valvula freestyle është projektuar për të ofruar lehtësi nga ana kirurgjikale në implantimin dhe fleksibilitetin për të përmbushur indikacionet e ndryshme klinike të pacientit. Rezultatet e jetëgjatësisë së protezës (valvulës) Freestyle, tregojnë se ka një jetëgjatësi më të avancuar se valvulat me unazë.
Kjo valvul e lejon mjekun ta lëvizë dhe ta përpunojë si të ishte një valvul natyrale dhe kjo për faktin se valvula freestyle nuk ka një formë të caktuar. Dallimi nga protezat (valvulat) me unazë është se tek valvula pa unazë, hapësira dalëse e gjakut nga ventrikuli i majtë është më e madhe se sa te valvulat me unazë. Sipas studimeve që janë bërë, fluksi ose qarkullimi fiziologjik i gjakut kryhet më mirë se te valvulat me unazë, të cilat falë unazës dhe strukturave që përdoren për implantimin e saj nuk i kanë këto avantazhe.

Antikoagulimi

Pacientët me Protezën Freestyle nuk kanë nevojë për marrjen e holluesve të gjakut të familjes Kumarine (Marcumar, Sintron) që nga dita e parë e implantimit. Këta pacientë do të trajtohen njësoj, sikurse pacientët që bëjnë Bypass, pra vetëm me ASS 100 mg.
Ka shumë modele të valvulave Freestyle: Prima- Valvule, Edwards Life Science; Freestyle, Fa. Medtronic, Meerbusch; Toronto-Stentless, Fa. St. Jude Medical. Së fundmi është edhe gjenerata e tretë, të përpunuara nga perikardi i lopës: Sorin – Pericarbon- Freedom, Sorin Biomedica, Milano; dhe 3F Valvulë Aortale nga perikardi i kalit Fa. Medtronic Meerbusch.

Teknika e implantimit

Valvula Freestyle është një ind i marrë nga rrënja e aortës së derrit, e cila fiksohet në Glutaraldehyd në një “presion Zero”, ku edhe bëhet përpunimi i fletëzave të valvulës me një solucion antikalçifikues Alfa-Aminoeleic Acid. Ky lloj përpunimi e ngada¬lëson procesin e kalçifikimit të valvulës.
Ka shumë mënyra për të implantuar një valvulë të tillë gjithmonë në varësi të situatës apo gjendjes së strukturave anatomike ku bëhet implantimi.

Më të shpeshtat janë teknika Subkoronare komplet apo e modifikuar, zëvendësimi komplet i rrënjës së aortës, disekacion i shkurtër i aortës ashendente, aneurizma e aortës ashendente etj.
Një përparësi tjetër e protezës (valvulës) Freestyle ndaj protezave me unazë është fakti se tek pacientët me një protezë (valvule) freestyle, i cili do të ketë nevojë për një ndërhyrje pas kalçifikimit të saj (15 vjet), ekziston mundësia e një implantimi të një valvule tjetër me anë të kateterit, valvulë-në-valvulë (Transfemoral ose Transapikal) është një metodë që ka marrë një shpërndarje të madhe në vendet e zhvilluara.

Në Spitalin Amerikan, për herë të parë ekipi i kardiokirurgjisë ka bërë implantimin me sukses të një valvule Freestyle tek një pacient 70 vjeçar. Tashmë kjo metodë, zëvendësimi i valvulës aortale me protezat Freestyle, është një nga metodat më të aplikuara në pacientët me këtë problem.

Dr. Besnik Kojçiçi
Autori është Kardiokirug në Spitalin Amerikan në Prishtinë

 

18 Maj 2017 - 21:52

Dr. Besnik Kojçiçi 18/05/2017 - 21:52
NDËRVEPRIMI77

Valvula Freestyle – Zgjidhja e re për zemrën tuaj!

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend