Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Kosova- Një Shans për Bankën Botërore dhe Obamën

Banka Botërore dhe Barack Obama kanë shans në Kosovë të tregojnë lidership në lidhje me ndryshimet klimatike.

Komenti tanimë i njohur i ish-shefit të stafit në Shtëpinë së Bardhë, Rahm Emanuel-it, “kurrë mos lejo që një krizë serioze të shpëtojë nga duart”, s’ka mundur të jetë më i vërtetë se në rastin e uraganit Sandy, i cili ishte një shenjë paralajmëruese për koston e lartë të ndryshimit klimatik. Sandy na e bëri të qartë se injorimi i qëllimshëm i të dhënave shkencore mbi klimën dhe mosveprimi nuk janë opsione të arsyeshme.

Duhet të veprojmë dhe për këtë nevojitet lidershipi. Fatmirësisht, gjatë vitit të kaluar kemi vërejtur që lidershipi i agjencisë më të madhe të zhvillimit dhe vendit më të pasur në botë me gjasë po ndryshon. 

Së pari kur raporti i porositur nga presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim vitin e kaluar zbuloi se “përgjigjet e sistemit të Tokës ndaj ndryshimeve klimatike nuk janë lineare … Nëse e tejkalojmë kufirin prej 2° C, në linjën 4°C, rritet ndjeshëm rreziku i kalimit të kufijve. E vetmja mënyrë për të shmangur këtë është dalja nga sistemi i zakonshëm i prodhimit dhe konsumit”. Ky konstatim është vërtetuar disa herë nga kërkime të ndryshme ndërkombëtare. “Ndalesa e vështirë” prej 2 °C kërkon që termocentralet e reja me qymyr, të cilat në rast se ndërtohen qëndrojnë rreth gjysmë shekulli, duhet shmangur me çdo kusht.

Ajo që është e rëndësishme në këtë formulim dhe meriton t’u përsëritet të gjitha agjencive të përfshira në zhvillimin ndërkombëtar dhe financimin e infrastrukturës, arsimit dhe projekte të tjera që janë faktorë të rritjes ekonomike, shfaqet në parathënien e raportit, ku presidenti i Bankës Botërore Jim Yon Kim thekson se :

… më e rëndësishmja është që bota me 4 °C është aq e ndryshme nga ajo e tanishmja saqë sjell pasiguri dhe rreziqe të reja të cilat kërcënojnë aftësinë tonë për të parashikuar dhe planifikuar nevojat e adaptimit me të ardhmen.

Zhvillimi i dytë i rëndësishëm ishte fjalimi vendimtar i Presidentit Obama më 25 qershor, ku ai shpalosi strategjinë për ndryshime klimatike. Në atë fjalim presidenti kishte deklaruar se për të adresuar ndryshimet klimatike Shtetet e Bashkuara do të rregullojnë dhe ulin emetimet e gazrave serë nga termocentralet me thëngjill ekzistues dhe të ri dhe do t’i japin fund financimit publik të termocentraleve me qymyr në vende tjera. Presidenti Obama e bëri mjaftë të qartë kur deklaroi se më nuk mund ta mbajmë peng të ardhmen e fëmijëve tanë. Për më tepër, në sajë të kapacitetit tonë inovativ dhe avancimit të jashtëzakonshëm të efektshëmrisë në kosto si dhe teknologjive ekzistuese të energjisë së ripërtërishme, kemi mundësi të ndryshojmë aksin e sistemeve të energjisë drejt një të ardhmeje me energji të pastër.

Si përgjigje ndaj fjalimit të Obamës, Presidenti i Bankës Botërore, Dr. Kim theksoi se, “Nuk do të mund t’i japim fund varfërisë nëse nuk i luftojmë ndryshimet klimatike “, që është edhe misioni kryesor i Bankës. Tani ai është i gatshëm të çojë bankën drejt një hapi historik: përfundimin e financimit për termocentralet e reja me qymyr nga Banka Botërore. Kur të ketë finalizuar këtë këtë politikë, ai do të kujtohet përgjithnjë si lider transformues i këtij institucioni.

Sot kemi rastin e shkëlqyer për të filluar zbatimin e fjalëve të Presidentit Obama dhe Dr. Kim, pasi si qeveria e SHBA-ve ashtu edhe Banka Botërore janë duke shqyrtuar opsionet për të rregulluar mungesën e madhe të energjisë dhe problemet e ndotjes me të cilat ballafaqohet Kosova, e cila njëkohësisht është shtëpia e termocentralit më ndotës me qymyr në Europë. Banka Botërore dhe qeveria e SHBA-ve janë pajtuar që ky relik termocentrali duhet mbyllur. Megjithatë problemi qëndron tek zëvendësimi i  tij.

Fjalët e Dr. Kim tregojnë se ka ardhur koha që komuniteti për zhvillim – si në Banka Botërore dhe në institucionet e qeverisë amerikane që angazhohen në projekte zhvillimore ndërkombëtare – ta bëjnë prioritet zhvillimin e prjketeve në harmoni me klimën. Duke u orientuar te shkenca mbi ndryshimet klimatike dhe përparimet në teknologjinë e energjisë së pastër jemi gati të shkëputemi nga mentaliteti i vjetër i zhvillimit kundër ambientit. Me këtë lidership në krye dhe Kosovën si një mundësi tani është koha për të investuar.

Një kombinim i energjisë së përfituar nga dielli, era, biomasa, dhe uji në Kosovë, së bashku me një përmirësim të rrjetit të shpërndarjes mund të plotësohen nevojat e vendit për energji pa pasur nevojë që vendin më të varfër në Europë ta lidhin përfundimisht me qymyrin. Në një vlerësim të  këtyre burimeve, laboratori im ka treguar në një raport të botuar në vitin 2012 se ulja e varfërisë në Kosovë dhe arritja e objektivave mbi ndryshimet klimatike mund të plotësohen njëkohësisht.

Meqë presidenti Obama dhe Dr. Kim kanë rënë dakord mbi nevojën për të lëvizur investimet publike nga  qymyri drejt energjisë së pastë, çfarë mund të ishte më optimale sesa të përdoret mundësia dhe nevoja e popullit të Kosovës për t’i kthyer fjalët e tyre në vepra?

Daniel M. Kammen i përket gjeneratës 1935 dhe është Profesor i Dalluar i Energjisë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, dhe në vitet 2010-11 ishte specialisti kryesor teknik për energji të ripërtërishme dhe efikase në Bankën Botërore. Sot ai punon në projektin e partneritetit mbi energjinë dhe klimën në programin Americas Fellow të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Shkrimi është huazuar nga National Geografic. 

http://www.greatenergychallengeblog.com/2013/07/02/kosovo-is-a-chance-for-world-bank-obama-to-show-global-leadership-on-climate-change/

07 Korrik 2013 - 13:48

Daniel Kammen 07/07/2013 - 13:48
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Kosova- Një Shans për Bankën Botërore dhe Obamën

by Gazeta JNK
NA NDIQNI