Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Çitaku e Quan Real Raportin

Pavarësisht kritikave në Raportin e Progresit, ministrja Vlora Çitaku e ka quajtur lajm të shumëpritur paralajmërimin e Komisionit Evropian për lansimin e dialogut me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave, deri në fund të vitit. “Kjo dhe progresi që do të arrihet në kuadër të këtij procesi, paraqet një nga arritjet më të vlefshme të vendit që nga shpallja e pavarësisë”

Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku, e ka quajtur lajm të shumëpritur paralajmërimin e Komisionit Evropian për lansimin e dialogut me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave, deri në fund të vitit.

NDËRLIDHUR

“Kjo dhe progresi që do të arrihet në kuadër të këtij procesi, paraqet një nga arritjet më të vlefshme të vendit që nga shpallja e pavarësisë”, është shprehur Çitaku, në një konferencë me gazetarë disa orë pasi kreu i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, e prezantoi Raportin e Progresit 2011, në Prishtinë.

Sundimi i dobët i ligjit, krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten sfida të mëdha për Kosovën, konkludohet në Raportin e Progresit për Kosovën, i cili u publikua sot.
 
Ministrja Çitaku tha se Qeveria e Kosovës e mirëpret publikimin e Raportit të Progresit 2011 nga ana e Komisionit Europian. Nëpërmjet këtij raporti paraqitet gjendja e zhvillimeve njëvjeçare në vend, duke evidentuar të arriturat dhe sfidat e të gjitha institucioneve vendore.

“Raporti shënon një moment të ri për intensifikimin e reformave strukturore në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Qeveria e Republikës së Kosovës e gjen Raportin e Progresit si udhërrëfyes kyç në orientimin e politikave drejt fuqizimit të rendit dhe ligjit, rritjes ekonomike dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Në këtë mënyrë Raporti i Progresit gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm do të duhej të shërbej si bazë për zhvillimin e dialogut racional dhe konstruktiv ndërmjet akterëve të ndryshëm në shoqërinë tonë me qëllim të ndërtimit të konsensusit mbarë-shoqëror për ndërmarrjen e reformave të thella politike, ekonomike dhe shoqërore.”

Sipas Çitakut, Komisioni Europian nëpërmjet raportit ka vlerësuar se Qeveria ka demonstruar përkushtim të fuqishëm ndaj procesit të integrimit Europian. “Dhe, Strategjia e Zgjerimit ka ri-konfirmuar agjendën Europiane të Kosovës, me vazhdimin e mbështetjes së dy proceseve kyçe: liberalizimit të vizave dhe marrëveshjet tregtare”, u shpreh ajo.

Sipas ministres kosovare të Integrimit, Raporti i Progresit evidenton sfidat kyçe për në të cilat duhet fokusuar, prandaj Qeveria e Kosovës do të ketë qasje pro-aktive në adresimin e rekomandimeve të Raportit. Ajo tha se gjatë takimit të veçantë të Këshillit Ministror për Integrim Europian që do të mbahet më datës 14 tetor, Qeveria do të dalë me objektivat kryesore me qëllim të adresimit të sfidave të Raportit të Progresit. Gjithashtu deri në përfundimin e këtij viti Qeveria do ta miratojë Planin e rishikuar të Veprimit për Partneritet Europian me qëllim të dizajnimit të gjitha aktiviteteve konkrete.

Çitaku tha se duke e njohur nevojën për ndërtimin e konsensusit të gjerë politik dhe shoqëror për ndërmarrjen e reformave strukturore, institucionet e Kosovës do të themelojnë Këshillin Kombëtar për Integrim Europian me qëllim të hartimit të Strategjisë afatgjate për Integrim të Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian.

ETIKETA

12 Tetor 2011 - 17:51

Gazeta JnK 12/10/2011 - 17:51
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Çitaku e Quan Real Raportin

by Gazeta JNK
NA NDIQNI