Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës | Foto: KALLXO.com

Gjendet Arma me të Cilën Dyshohet se u Vra Auloni

Policia ka arritur ta gjejë armën me të cilën dyshohet se është vrarë në Prishtinë i riu Aulon Zeka.

Në raportin policor tregohet se është gjetur një armë me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale vrasje e rëndë.

“Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi”, thuhet në raportin policor.

Raporti konstaton se arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ka ndryshuar disa pronarë.

“Nga ajo kohë deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona (dy nga ta të mitur). Që të pestët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit që të gjithë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Aulon Zeka u vra në shtator të këtij viti në Prishtinë, ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

http://kallxo.com/nje-person-vdekur-gjendet-ne-prishtine/

http://kallxo.com/vrasja-e-16-vjecarit-arrestohen-dy-te-mitur/

Pas vrasjes së tij u zhvilluan edh protesta në Prishtinë.

http://kallxo.com/shoket-e-shoqet-kerkojne-drejtesi-per-aulonin/

http://kallxo.com/qirinj-ne-nderim-te-aulonit/